Kosova
Kosovë: Arrestohen 9 persona të cilët falsifikonin pasaporta të shteteve evropiane
Policia e Kosovës ka kryer të mërkurën një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar.
Prokurorja speciale, Habibe Salihu, ka bërë të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë arrestuar 9 persona, derisa tre persona të tjerë ishin arrestuar në muajin tetor të vitit 2020.
Florije Hajra zyrtare e Policisë se Kosovës, tha se personat e ndaluar dyshohet se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, falsifikim të dokumenteve dhe trafikim të njerëzve. Ajo tha se hetimet janë kryer në bashkëpunuar edhe me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (
“Në të dy këto raste hetimet janë kryer me EUROPOL-in, me Shqipërinë dhe disa shtete të Bashkimit Evropian”, tha Hajra.
Policia tha se operacioni i parë kundër këtij grupi është realizuar më 28 tetor të vitit 2020.
Në 12 lokacionet e kontrolluara gjatë të mërkurës, janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, kartela identifikimi si dhe dokumente tjera.
Po ashtu, policia theksoi se janë konfiskuar qindra dokumente të falsifikuara si pasaporta, kartela identifikimi, patent-shofer të falsifikuara, të gjitha këto nga më shumë se 16 shtete të ndryshme, kryesisht të vendeve të BE-së.
Të gjithë personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të prokurorit ndodhen në mbajtje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












