Lajme
Kosovë, asgjësohen 23 tonë limonë me pesticide
Pasi i janë kryer analizat laboratorike në kufirin e parë të BE-së, është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit ‘’Biphenly’’ në limonët e prodhuar në Turqi. Në Vërmicë u asgjësuan 23 tonë limonë
Më shumë se 23 tonë limonë me origjinë nga Turqia, janë asgjësuar nga autoritetet kufitare kosovare, nën dyshimin e vërtetuar se përmbanin sasi të mëdha të pesticideve, që janë të ndaluara në tregun evropian. Kjo sasi e konsiderueshme e limonëve, u asgjësua nga tri institucionet që bashverpojnë në kufij, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat dhe Policia e Kosovës.
Kjo ngarkesë ishte e ndaluar në pikën kufitare Vermicë, ndërsa vendimin për asgjësimin e këtyre limonëve e nxori Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka pranuar informatën nga RASFF sistem (Sistemi i alarmit të shpejt për ushqimet të njerëzve dhe ushqime për kafshë) i Komisionit Evropian, se një ngarkesë me limon me origjinë nga Turqia që ka për destinacion Kosovën, është me prezencë të mbetjeve në pesticide mbi nivelin e lejuar. Kjo pasi i janë kryer analizat laboratorike në kufirin e parë hyrës të Bashkimit Evropian përmes të cilave është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit ‘’Biphenly’’”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Në momentin e ardhjes së ngarkesës në kufi, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë, Inspektori Fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka nxjerrë vendim për refuzim të importit të ngarkesës dhe nuk është lejuar fare hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
“Refuzimi nënkupton se ngarkesa nuk i plotëson kushtet për import dhe se duhet të kthehet në vendin e origjinës. Nëse pala importuese nuk arrin t’a kthej në vendin e origjinës, paraqet kërkesë pranë AUV-së për asgjësim. Inspektorati bazuar në procedurat ligjore përcakton vendin e asgjësimit i cili i plotëson kushtet për mos ndotje të ambientit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lamir Thaçi zëdhënës i AUV-it.
Sipas këtij të fundit, autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në kufij, përveç kontrollit të rregullt sipas procedurave standarde operative, bashkëpunojnë edhe me autoritete ndërkombëtare për shkëmbim informatash, me qellim të parandalimit të hyrjes në treg të produkteve të dyshimta.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











