Lajme
Kosovë-Austri, marrëveshje për arsim e kulturë
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Kurz kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim Kosovë-Austri në shkencë, hulumtim, arsim dhe art
Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, kanë nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për bashkëpunim institucional në shkencë, hulumtim, arsim dhe në të gjitha fushat e artit.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Kurz priti në drekë zyrtare zëvendëskryeministrin Thaçi, i cili e njoftoi homologun austriak për të arriturat e Kosovës në rrugëtim e saj drejt Bashkimit Evropian. Thaçi kërkoi që ky progres të njihet nga BE-ja.
“Është qenësore që BE sa më parë të nënshkruajë MSA-në me Kosovën dhe të rekomandojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Thaçi, duke theksuar se edhe vet autoritetet e BE-së tashmë e pranojnë që Kosova i përmbushur të gjithë kriteret edhe për MSA-në edhe për liberalizimin e vizave.
Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi ministrin Kurz për mbështetjen e tij dhe të shtetit austriak dhënë Kosovës dhe e ftoi që Austria të vazhdojë të përkrahë Kosovën, me theks të veçantë në synimin për t’u anëtarësuar në UNESCO dhe Interpol, thuhet në një njoftim të MPJ-së, transmeton Albinfo.Ch.
Shefi i diplomacisë austriake, Kurz e përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për lidershipin politik në procesin e dialogut dhe në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në rajon dhe u zotua se vendi i tij mbetet një avokat i fuqishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












