Kosova
Kosovë: Dasmat do të lejohen deri në orën 01:00 dhe me 300 të ftuar
Oda e Hotelerisë ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate.
Theksohet se deri në këtë orë do të lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.
Ky vendim, sipas kësaj ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë (sot).
Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në organizime që do të mbahen në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.
Njoftimi i plotë:
LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.
ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












