Kosova
Kosovë, dështon sërish votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komision
Ka dështuar sërish votimi i Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Trasnfere, në mbledhjen e mbajtur sot, përcjell albinfo.ch.
Të njëjtin fatin e pati edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Fillimisht deputeti Shkëlzen Hajdini ka propozuar që dy Projektligje ai për Rimëkëmbje dhe ai i Buxhetit të shtyhen për mbledhjen tjetër.
Në këtë komision nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Kështu ka thënë kryetari i këtij komisioni, njëherësh edhe deputeti i VV-së, Hekuran Murati.
“Nuk është votuar as sot Ligji për Rimkëmbje Ekonomike, pasi ka pasur mungesë të kuorumit. Për këtë duhet të deklarohen nga Qeveria”, ka thënë ai.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini, ka kërkuar që votimi për këtë pikë të shtyhet për një mbledhje tjetër.
Kujtim Gashi i PDK-së, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
“Jemi në një situatë shumë të palakueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i qytetarëve. Unë po i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që të ulet me grupin tonë parlamentar dhe të marrë parasysh rekomandimet, në momentin që ato merren parasysh, PDK do ta mbështesë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












