Lajme
Kosovë, drogën po e konsumojnë edhe 12 vjeçët
Tymosja e hashashit (barit) po shkon “flakë” nëpër shkollat e mesme të Kosovës, ndërsa raportohet se konsumues të Kanabisit janë edhe fëmijët 12 vjeçarë
Derisa viteve të kaluara është shfrytëzuar si vend trampolinë për trafikantët e drogës, tani Kosova është shndërruar edhe në vend ku po konsumohet droga. Mediet raportojnë se tymosja e hashashit (barit) po shkon flakë nëpër shkollat e mesme të Kosovës, ndërsa raportohet se në meselenë e drogës janë përfshirë edhe fëmijët 12 vjeçarë.
Edhe pse Ligji kundër Duhanit ka reduktuar tymosjen në lokale të mbyllura, pirja e duhanit vazhdon në ambiente të improvizuara, “paradhoma”, të restoranteve dhe kafeneve të kryeqendrës së Kosovës, raporton gazeta “Zëri” në numrin e sotëm.
Hashashi, si droga më e lirë që merret me cigare, është bërë trend jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qendrat tjera të Kosovës, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Vushtrri e Gjakovë.
“Ata nuk po thithin duhan, shiko si janë bërë. Njërin nga ta e njoh, konsumon drogë. Ju shkakton telashe në shtëpi, ju kërkon para, patën apo nuk patën që t’i japin, ai duhet t’i ketë ato përndryshe ju shkakton problem”, rrëfen një nga kamerierët e këtyre kafeneve.
Qendra Mediko Psikoterapeutike “Labirinti”, e cila merret statistikat e konsumimit të drogës, thotë se hashashin e pinë edhe 12-vjeçarët.
Safet Blakaj, përfaqësues i kësaj Qendre, thotë se në tri qendrat e “Labirintit” në Kosovë si Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, totali i përdoruesve për herë të parë që janë paraqitur në vitin 2014 ka qenë 84 veta. Ndërsa, personat që kanë frekuentuar qendrat e “Labirintit” për shërbime të ndryshme, për vitin 2014 ka qenë gjithsej 450.
Blakaj thotë se droga që të rinjtë e përdorin më së shumti në Kosovë, është kanabisi.
“Mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës, është zvogëluar gjatë viteve. Mosha mesatare e fillimit të përdorimit në vitin 2006 ka qenë 19.2, ndërsa në vitin 2013 ka qenë 16.7. Ka pasur raste ku personi më i ri që ka filluar të buzojë me droga ka qenë 12 vjeç”, tha ai.
Avni Islami, ligjërues universitar, i sheh të rrezikuar sidomos gjimnazistët si kategorinë më të mundshme për të rënë në grackën e dilerëve të drogave. “Gjimnazistët po fillojnë me përdorimin e marihuanës apo siç e quajnë ndryshe “bari”. Kjo është droga më e shpeshtë që po përdoret edhe për shkak të çmimit më të lirë”, tha ai.
Ndërsa psikiatri dhe psikoterapeuti nga Berni i Zvicrës, Sami Dalipi, thotë se rreth 30 për qind e konsumatorëve të cannabis-sativa kalojnë në konsumimin e substancave më të forta siç janë opiatet (heroina, methadoni), substancave psiko-stimulative (kokaina, amphetamine, LSD, ecstysy)…etj,
“Bindja ime është se në Kosovë kjo “kulturë” e konsumimit të këtyre substancave është akoma në nivelin e konsumit kaotik dhe të pakontrolluar, ku mungojnë institucionet që në mënyrë profesionale, por edhe administrative do të kujdeseshin që këta njerëz të futen në strukturat e duhura terapeutike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













