Kosova
Kosovë: Dyshime edhe për një grua të vdekur si pasojë e dhunës nga bashkëshorti
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kuk të Dragashit në Kosovë ku raportohet se ka vdekur një grua e cila tash e sa kohë ishte viktimë e dhunës në familje.
Gruaja 67-vjeçare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë, me ç’rast të ndjerës i është bërë një kontroll, përcjell albinfo.ch
Sipas informacioneve të para, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës, gjë që ka ngritur dyshime se e njëjta mund të ketë vdekur si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje.
Ajo që dihet tani pritet të konfirmohet nga ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i viktimës.
Të njëjtat burime thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe së shpejti pritet të zbulohen detaje për këtë rast mjaft të trishtë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas 67-vjeçare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











