Lajme
Kosovë, edhe tri vjet s’ka rritje pagash
Sipas parashikimeve qeveritare, për punëtorët e sektorit publik, nuk do të ketë rritje të pagave gjatë tri vitet e ardhshme, pavarësisht premtimeve në fushatë zgjedhore
Qeveria e Kosovës në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) nuk ka parashikuar ngritjen e pagave, të paktën deri në fund të këtij mandati. Sipas këtij parashikimi, punëtorët e sektorit publik nuk do të kenë rritje të pagave gjatë tri vitet e ardhshme, pavarësisht premtimeve në fushatë zgjedhore.
Sipas këtij dokumenti qeveritar, shpenzimet për paga dhe mëditje do të kenë një rritje vjetore prej jo më të lartë se 0.4 për qind përgjatë periudhës afat-mesme, gjë që i bie që kjo rritje do të bëhet për të mbuluar pagesën për përvojën e punës dhe mëditjet tjera, por jo edhe rritje të pagës, raporton ORAinfo.
“Si rezultat i kufizimeve të larta buxhetore dhe ruajtjes së nivelit të shpenzimeve për kategoritë tjera ekonomike dhe projekteve zhvillimore që bartin në vete një kthim më lartë ekonomik, shpenzimet për këtë kategori janë planifikuar të kenë një ngritje vjetore prej jo më të lartë se 0.4% përgjatë periudhës afat-mesme”, thuhet në KASH.
Sipas dokumentit qeveritar, vitin që lëmë pas, kategoria e shpenzimeve për paga dhe mëditje përfaqëson pjesën më të madhe të shpenzimeve rrjedhëse përgjatë periudhës planifikuese.
Ngritja e theksuar në këtë kategori ka ndodhur në vitin 2014, si rezultat i vendimit të Qeverisë për ngritjen e pagave për shërbyesit civil në nivel prej 25 për qind. Kr Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, ish kryeministër, kanë premtuar ngrije pagaesh edhe për 25 për qind. Por pas marrjes së qeverisë, deklarata ishin ndryshe: “nuk ka para për ngritje pagash”.
Rrahman Jashari edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK). Ai ka thënë se zyrtarët qeveritarë u kanë premtuar atyre se gjatë këtij viti, pas rishikimit të buxhetit do të ketë ngritje të pagave.
“U kisha bërë thirrje qeverisë që mos të ngutet me planifikime të tilla, pasi që neve po na krijojnë telashe në terren. Ne kundërshtojmë kategorikisht synimet e qeverisë që mos të ketë rritje të pagave për tri vitet e ardhshme. Ne kërkojmë nga qeveria që të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe mos të dalin me deklarata kundërthënëse”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?












