Kosova
Kosovë: Fatime emri më i shpeshtë dhe Krasniqi mbiemri më i përhapur
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin tematik për “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë” me të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.
Sipas njoftimit thuhet se me publikimin e këtyre të dhënave, përdoruesve u ofrohet një pasqyrë e detajuar mbi emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Republikën e Kosovës, si dhe shpërndarjen e tyre territoriale sipas komunave, bazuar në popullsinë rezidente sipas këtij regjistrimi, transmeton albinfo.ch.
“Sipas të dhënave të dala nga Regjistrimi i Popullsisë (ReKos 2024) emri më i shpeshtë në Kosovë është emri i gjinisë femërore FATIME me gjithsej 6 339 persona që përfaqësojnë 0,40 % të popullsisë rezidente”, thuhet në raport.
Sa u përket mbiemrave, mbiemri më i përhapur ishte mbiemri KRASNIQI me gjithsej 50 236 persona, që përfaqësojnë 3,17 % të popullsisë rezidente.
E-Diaspora
-
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih Të shtunën, në mbrëmjen e 28 shkurt 2026, Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum... -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mobilizim në Zvicrën frankofone kundër masave shtrënguese në arsimin e lartë Java e mobilizimeve kundër masave shtrënguese në arsimin e lartë nisi të hënën, ndërsa universitetet dhe... -
Tramvaji rikthehet në Lozanë, testimet nisin këtë javë -
Zvicra diskuton heqjen e parashkrimit për vrasjet -
Radarët e shpejtësisë në Zvicër: mes polemikave, dallime të mëdha mes kantoneve -
Mungesa e mjekëve: Kantoni i Cyrihut krijon më shumë vende studimi për mjekësi















