Lajme
Kosovë, fëmija i parë lindë djalë
Fëmija ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa nëna e tij është 22-vjeçarja, Jetmira Sopjani
Fëmija i parë që ka lindur në minutat e parë të vitit 2016 në Kosovë është një djalë, me prindër nga Fushë-Kosova. Fëmija ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa nëna e tij është 22-vjeçarja, Jetmira Sopjani e cila sjell në jetë fëmijën e parë.
Sopjani, nëna e foshnjës së porsalindur, për emrin e të cilit nuk ka vendosur ende, tha se ndihet mirë me shëndet dhe shumë e lumtur, raporton KP.
Të pranishëm, për ta uruar nënën e foshnjës, ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë në QKUK.
Ndërsa to në mëngjes presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani vizituan QKUK-në. Jahjaga vizitoi nënën që lindi fëmijën e parë ne vitin 2016 në këtë qendër, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur djalit dhe nënës.
“Vizitova edhe nënën Jetmirën e cila kishte kaluar një lindje të mirë gjatë natës së mbrëmshme dhe e urova për lindjen e fëmijës. Po ashtu bebes së vogël i dëshirova jetë të gjatë, fat, shëndet dhe gëzime në jetën e tij së bashku me gjithë familjen e tij. Po ashtu shfrytëzoj edhe njëherë rastin që t’i uroj te gjithë qytetarët e Kosovës për një vit të mbarë dhe të suksesshëm”, tha Jahjaga.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











