Lajme
Kosovë, fillon fushata e balotazhit
Fushata e balotazhit do të zgjasë pesë ditë. Zgjedhjet mbahen të dielën më 1 dhjetor. Gara zhvillohet në 24 komuna, ndërsa Zveçani shkon në rivotim
Pas një heshtje tri javore, partitë politike në Kosovë kanë filluar të hënën fushatën e balotazhit në 24 komuna, ku në raundin e parë nuk u përcaktua fituesi. Fushata do të zgjasë pesë ditë, ndërsa zgjedhjet për balotazh do të mbahen të dielën më 1 dhjetor. Deri më 29 nëntor, sa do të zgjatë fushata, pritet të zhvillohet garë e fuqishme kryesisht ndërmjet kandidatëve të partive rivale, PDK-së dhe LDK-së. Kandidatët e këtyre partive garojnë në Gjilan e Prizren, Dragash, Lipjan, Ferizaj etj.
Po ashtu interesant balotazhin e bën edhe gara për Prishtinën, ku lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të garojë kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Ky i fundit ka arritur të fitojë dukshëm në zgjedhjet e para, prandaj shumëkush e ka parë si fitues moral edhe pse gjasat i ka të vogla për të sfiduar liderin e opozitës. Ndërsa gara interesante do të zhvillohet edhe në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, në Pejë e Gjakovë, ku kandidatët e AAK-së, do të garojnë kundër LDK-së përkatësisht AKR-së.
Në balotazh shkon edhe Lipjani, Malisheva, Mitrovica e Veriut, Klina, Kamenica, Mitrovica, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Shtërpca, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug, Kllokoti. Po këtë datë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të përsëriten votimet në tri vendvotime në Komunën e Zveçanit dhe pastaj të shpallet edhe kandidati fitues.
Kurse komunat të cilat kanë pasur fitues në raundin e parë dhe që nuk do të ketë zgjedhje janë Deçani, Skenderaj, Gllogoci, Podujeva, Shtimja, Kaçaniku, Hani i Elezit, Fushë-Kosova, Istogu dhe Mamusha. Interesant në garën e parë ka bërë kandidati i pavarur, Rufki Suma i cili për të dytën herë fiton në Han të Elezit, në raundin e parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










