Lajme
Kosovë-Gjermani, marrëveshje për arsim
Ministri Buja dhe senatori i Shtetit për Shkolla, Ties Rabe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për arsimin dhe aftësimin profesional
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe senatori Gjerman i Shtetit për Shkolla për Arsim dhe Aftësim Profesional, Ties Rabe, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, me të cilën Hamburgu do ta mbështesë Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë.
Ministri Buja me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep shtetit të Kosovës, në të gjithë sektorët.
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në fushën e arsimit profesional mes Kosovës dhe Hamburgut. Kjo është një ndër çështjet me të rëndësishme për të rinjtë kosovarë dhe të ardhmen më të mirë dhe perspektivën e tyre profesionale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ndihmojë themelimin e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional,” ka thënë ministri Buja.
Ministri Buja ka thënë se “me gjithë kufizimin e zhvillimit ekonomik që ka Kosova, ka bagazh rininë me të cilën Kosovës i hapen dyert në Evropë për projekte të tilla të rëndësishme”.
“Shkollimi i kuadrove të reja ndihmon në zhvillimin e një shoqërie sic është Kosova. “Në dëshirojmë të kemi të rinj sa ka Kosova, por ne kemi strategjinë dhe ndërmarrjet. Kur i bashkojmë këto elemente shpresojmë për një të ardhme më të mirë në aspektin e kualifikimit profesional të tyre”, tha ndërkaq, senatori Rabe.
Delegacioni nga Kosova, që kryesohet nga ministri Buja, gjatë të martën ka vizituar edhe Odën Eekonomike të Hamburgut, ku u informuan për rrjedhën e procesit në arsimin profesional në Hamburg.
Sipas menaxhmentit të Odës, 500 mijë ndërmarrje zhvillojnë arsimin profesional, kurse nxënësit 33 për qind zhvillojnë mësimin teorik, kurse 67 për qind mësimin praktik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











