Kosova
Kosovë: KEK-u garanton furnizim me energji për fundjavë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka siguruar qytetarët se gjatë fundjavës nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, duke hedhur poshtë raportimet për mungesë totale të prodhimit vendor, transmeton albinfo.ch.
Në një konferencë për media, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka theksuar se të gjitha masat janë marrë për të siguruar prodhimin e nevojshëm, duke përfshirë edhe vënien në funksion të njësisë A3 të shtunën. “Ne vetëm e prodhojmë energjinë dhe e deklarojmë një ditë përpara. Konsumatorët nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do të ketë ndërprerje,” tha Hashani.
Ai sqaroi se KEDS-i dhe KESCO janë të obliguara të sigurojnë sasinë shtesë përmes importit nëse ka nevojë, por shtoi se “nuk do të ketë importim të energjisë në vlerë 100%”, duke theksuar se do të ketë prodhim vendor të mjaftueshëm për të përballuar një pjesë të konsumit.
Hashani gjithashtu mohoi raportimet se Kosova nuk do të prodhojë asnjë megavat energji gjatë ditës, duke theksuar se maksimumi i konsumit të enjten ka qenë 500 megavatë në orë, ndërsa në fundjavë pritet të bjerë ndjeshëm.
KEK-u, sipas tij, është në proces të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, çka pritet të ndikojë pozitivisht në stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji.
Më herët gjatë ditës, KESCO kishte lëshuar një njoftim alarmues, duke paralajmëruar për mungesë të prodhimit vendor dhe rrezik për mbështetje të plotë në import, çka e shtyu kompaninë të bëjë thirrje për kursim urgjent të energjisë nga konsumatorët, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve














