Kosova
Kosovë: Kërkohet ndërhyrja e shtetit për çmimin e naftës
Kërkesa vjen pas paralajmërimeve se do të ketë rritje të mëtejshme të çmimit të karburanteve në Kosovë
Çmimi i karburanteve është rritur ndjeshëm edhe në Kosovë. Për një litër naftë apo benzinë tashmë duhet paguar edhe disa centë më shumë, por që kjo rëndon xhepin e qytetarëve.
Madje, çmimi i derivateve mund të rritet sërish. Nëse kjo arsyetohet me lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe situatën e tensionuar Rusi-Ukrainë, qytetarët dhe shoqatat që mbrojnë konsumatorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
Frika nga një pushtim rus të Ukrainës bëri që nafta të tregtohet me 90 dollarë për fuçi në bursa për herë të parë pas shumë vjetësh.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se çmimi aktual në Kosovë është më i liri në rajon, por paralajmëron se shtrenjtimi i naftës do të vazhdojë, e madje mund të jetë edhe në nivele të papara ndonjëherë, përcjell Albinfo.ch.
“Dihet se çmimin e përcakton bursa dhe organizata prodhuese, sot çmimet sillen përafërsisht në Kosovë 1.23 dizelli deri 1 euro e 30 centë, ndërsa benzina 1.25 deri në 1 euro e 35 centë […] Është duke u rritur çmimi në mënyrë të theksuar, kemi rritje të derivateve të naftës me shumicë çdo ditë 25 dollarë në të, ndërsa me pakicë nuk ka lëvizje që një javë, por kjo nuk është duke ndodhur vetëm në Kosovë, por në tërë globin, do të thotë në tregjet ndërkombëtare çmimi po rritet gjithashtu po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Çmimet ne i kemi më të lirat në rajon […] Por edhe situata e krijuar Ukrainë-Rusi edhe kjo ka ndikim tek çmimet. Sipas të gjitha gjasave do të ketë rritje ekstreme, por dihet që muajin dhjetor organizata prodhuese OPEC ka thënë se në muajin janar do të stabilizohet tregu, por kjo nuk është duke ndodhur”, u shpreh Berjani.
Rritja e çmimit të karburanteve, që është paraprirë nga rritja e çmimeve të produkteve të tjera është e papërballueshme për qytetarët.
Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori” kërkon që të ndërhyhet me politika fiskale si dhe të ketë monitorim më të madh të kompanive që merren me tregtimin e derivateve.
“Naftëtarët kanë qenë të përbetuar vite më parë se nuk fitojnë më shumë se 6,7,8 maksimumi 9 centë për litër dhe nëse diferenca është 9 centë, atëherë ja ku po qëndron problemi. Dikush këtu nuk po e thotë të vërtetën dhe kur dikush nuk e thotë të vërtetën qeveria, Agjencioni i Konkurrencës të gjitha këto të vijnë në veprim[…] Xhepi i qytetarit ka falimentuar, 30 e sa përqind që kanë jetuar në varfëri, tani kanë falimentuar dhe ai tani nuk ka xhep, e ka një pus pafund i cili më nuk zë para. Qeveria duhet ta bëje atë për çka e kemi votuar të na dëgjojë dhe mos të jetojë larg nesh ose në distancë prej nesh, por le ta di se ka qenë dhe akoma është pjesë e popullit, pjesë e sovranit, qytetarit dhe familjes konsumatore. Qeveria duhet të na bindë që po bashkëjeton me ne, e të mos na bindë që po debaton me ne nga distanca, kjo qeveri na duhet”, ka thënë ai për KosovaPress.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












