Kosova
Kosovë: Kërkohet rishikimi i Ligjit për kontrollimin e duhanit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke u shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, raporton GazetaBlic.
OHT përmes një reagimi thotë se e mbështesin këtë ligj, por sipas tyre, duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura, prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.
Reagimi i plotë:
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke u shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.
Oda mbështet aplikimin e Ligjit për Kontrollimin e Duhanit, por thekson se duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura, prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.
Në mënyrë që ky ligj të jetësohet, por edhe që të mos u shkaktohen dëme bizneseve, Oda apleon që në grupin punues për rishikimin e ligjit të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve, pra edhe një përfaqësues nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











