Lajme
Kosovë: Këshilli shtetëror vazhdon mandatin e «Swisscoy»
«Swisscoy» duhet të ngelë edhe disa vite në Kosovë. Këshilli shtetëror zviceran, të martën ka pranuar që të vazhdojë mandatin e ushtarëve zviceranë në Kosovë deri në fund të vitit 2014. Shifrat e ushtarëve gjithashtu mund të shtohen gjatë një viti me një rezervë prej 80 ushtarëve.
Këshilli shtetëror dhe senatorët zviceranë kanë vlerësuar se stabiliteti politik i Kosovës është në interes të Zvicrës. « Kjo është e rëndësishme edhe në këndvështrimin e sigurisë dhe politikës së migrimit», ka deklaruar Bruno Frick nga Partia demokratike-krishtere e Kantonit të Schwyz-it (PDC/SZ), në emër të komisionit.
«Situata është duke u përmirësuar, por stabiliteti ende nuk është i garantuar. Vendi ka nevojë edhe më tej për trupa ushtarake. Ushtarët zviceranë kanë një reputacion të mirë dhe janë shumë të respektuar », ka deklaruar ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Maurer, i cili kohë më parë e kishte vizituar Kosovën.
Maximilian Reimann nga Partia popullore zvicerane e Kantonit të Aargau-t (UDC/AG) është përpjekur më kot që të bindë kolegët e tij se prolongimi i mandatit të «Swisscoy»-it nuk është i nevojshëm, në kohën kur vendet e tjera janë duke e reduktuar numrin e ushtarëve.
«Kosova është e pavarur tashmë tre vite dhe kthimi i dhunës është i pamundur», ka shprehur bindjen e tij të pasuksesshme, Reimann. Me 29 vota pro, asnjë kundërshtim dhe një abstenim, senatorët i kanë dhënë dritë jeshile rritjes së përkohshme të kontigjentit zviceran.
Do të jetë gjithashtu e mundur që në vend të 50 ushtarëve për dy muaj, të angazhohen 80 ushtarë brenda një viti. Kontigjetni aktual është maksimum 220 ushtarë. Ndryshimi i vendqëdrimit, demontimi i kampit aktual «Casablanca» në afërsi të Therandës dhe rritja e kërkesës për një siguri më të madhe, shtron nevojën e forcimit të trupave ushtarake. «Swisscoy»-i në Kosovë është aktiv që nga viti 1999, ndërsa nga viti 2002, janë të armatosur për të mbrojtur vetveten.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












