Kosova
Kosovë: Konfirmohet rasti i parë me virusin e Nilit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.
Sipas IKSHP-së bëhet fjalë për një person nga Fushë-Kosova i moshës 59-vjeçare.
Ai është hospitalizuar në Infektive më 29 korrik për shkak të simptomave të lodhjes dhe temperaturës së lartë.
Pacienti ka thënë se kishte qenë në Shëngjin nga data 27 qershor deri më 29 qershor dhe nga data 13 korrik deri 22 korrik kishte qenë në pushime në Ulqin dhe i ishin paraqitur simptomat menjëherë pas kthimit.
“Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor. IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar”, ka njoftuar IKSHPK.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













