Kosova
Kosovë: Krerët e shtetit diskutojnë situatën në veri, Kurti fton opozitën nesër në takim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar për situatën e fundit në veri të vendit.
“Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schwarz, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë ftesë liderëve të partive opozitare në vend për t’u takuar nesër në mëngjes.
Deri më tani, kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













