Kosova
Kosovë: Më 21 maj, aeroplani i parë pas dy muajve për Itali
Ditëve të ardhshme do të realizohen fluturime edhe për Zurich, Dusseldorf dhe Stuttgart.
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka njoftuar se pasnesër do të zhvillohet fluturimi i parë direkt nga Kosova për në Itali.
Ambasadori Orlando ka shkruar në Twitter se fluturimi direkt nga Kosova për në Itali është lajm i jashtëzakonshëm.
“Lajme të mrekullueshme. Ne kemi kapërcyer vështirësitë dhe fluturimi i parë direkt nga Kosova për në Itali do të niset më 21 maj. Gjatë karantinës ne kemi siguruar kthimi nga Tirana të të gjithë italianëve që kanë kërkuar asistencë. Kjo do të bëjë gjërat më të lehta, përfshirë edhe punëtorët kosovarë për t’u kthyer në punët e tyre”, ka shkruar ambasadori italian.
Nicola Orlando
@nicolaorlando
Great news! We overcame all hurdles & first direct flight #Kosovo to #Italy departs 21 May.
During lockdown we ensured return via Tirana of ALL Italians who asked assistance. This will make things easier, including for Kosovan workers going back to their jobs!#Restart
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka njoftuar po ashtu se gjatë ditëve të ardhshme do të realizohen edhe tri fluturime tjera nga Prishtina për në Zurich, Dusseldorf dhe Stuttgart
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













