Kosova
Kosovë: Me ose pa vendim, pronarët do t’i hapin pishinat
Pronarët e pishinave janë duke u përgatitur për të nisur sezonin veror, ndonëse janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë nëse lejohet ose jo veprimtaria e këtyre bizneseve në kuadër të masave anti-COVID.
Diamant Paçarizi, kryetar i Shoqatës së Pishinave në Kosovë, ka thënë se kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, në prag të nisjes së sezonit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka ftuar pronarët që t’i hapin pishinat, pasi sipas tij, kjo lejohet me vendimin e fundit për këto biznese që Qeveria kishte marrë në shtator të vitit të kaluar.
“Me vendimin e fundit të vitit kaluar të muajit shtator ose tetor, neve na janë liruar masat. Sipas atij vendimi neve na lejohet puna. Ndërsa sa i përket takimit me ministrin, ne kemi kërkuar takim përmes Odës Hoteliere por nuk na është dhënë asnjë përgjigje”, ka thënë Paçarizi.
Ai u ka bërë thirrje pronarëve të pishinave në Kosovë t’i bëjnë përgatitjet për hapje të sezonit, pasi edhe Shqipëria e Mali i Zi po i ftojnë kosovarët për pushime atje.
“Unë i kam bërë thirrje publike të gjithë pronarëve të pishinave në gjithë Kosovën që të fillojnë përgatitjet për këtë sezon, pasi që edhe Shqipëria edhe Mali i Zi po bëjnë thirrje për pritjen e turistëve nga Kosova këtë sezon”, ka thënë Paçarizi për “Zërin”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













