Kosova
Kosovë, motra vrau motrën, arrestohet nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje mes dy motrave në Fushë-Kosovë, ku njëra nga to kreu një akt vrasjeje, duke marrë jetën e së motrës. Policia sot ka informuar se lidhur me vdekjen e 33-vjeçares dje në Vragoli të Fushë-Kosovës është arrestuar një femër kosovare.
Policia rastin e ka cilësuar si ”vrasje e rëndë”. Lajmin për vdekjen e një 33-vjeçareje në Fushë-Kosovë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeçe. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka bërë të ditur Borovci. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












