Kosova
MPJD e Kosovës: Serbia të respektojë të drejtën e lëvizjes së lirë
Ministria e Jashtme e Kosovës kërkon që Serbia të respektojë të drejtën e lëvizjes së lirë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të bindin Beogradin zyrtar për të ndalë fabrikimin e akuzave, maltretimet dhe arrestimet e pabazuara, me të cilat në vazhdimësi përballën shtetasit e Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit nëpër territorin e Republikës së Serbisë.
Shkas për këtë deklaratë është vazhdimi i paraburgimit nga autoritetet serbe për shtetasin kosovar, z. Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar, në pikën kufitare në Merdar, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin se dyshohet për krime lufte.
Ja komunikata e plotë:
”Zyra Ndërlidhesë e Republikës së Kosovës në Beograd është përpjekur për të siguruar lirimin e z. Mehmetaj, familja e të cilit ka angazhuar një avokat lokal, mirëpo në vend të lirimit, Prokuroria serbe ia ka zgjatur paraburgimin, duke dëshmuar edhe një herë se drejtësia serbe e ka të pamundur të tregohet e paanshme ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës. z. Mehmetaj vizitohet në baza javore nga Zyra Ndërlidhese e Republikës së Kosovës në Beograd.
Po ashtu, pas njoftimit nga Zyra Ndërlidhëse, Zyra e Përfaqesuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së ka bërë të ditur se është duke ndjekur nga afër rastin në fjalë.
Kjo praktikëe autoriteteve serbe është në kundërshtim edhe me Marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës do të mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Mehmetaj dhe kthimin e tij në familje.
Serbia duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestimet politike të shtetasve të Kosovës, të respektojë të drejtat elementare të njeriut, njëra prej të cilave është edhe e drejta e lëvizjes së lirë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












