Kosova
Kosovë: Ngritet aktakuzë ndaj ministres Hajdari për menaxhimin e rezervave shtetërore
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar të martën një aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorim të dyshuar të rezervave shtetërore.
Sipas Prokurorisë, Hajdari dhe dy zyrtarët I.L. dhe H.G. dyshohen se kanë kryer shkelje të detyrave zyrtare për të përfituar pasuri për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 2022. Buxheti i shtetit thuhet se është dëmtuar me rreth 3 milionë euro si pasojë e veprimeve të tyre.
Të tre të pandehurit akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për zbardhje të fshehtësive zyrtare, ndërsa R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtij keqpërdorimi. Hajdari, I.L. dhe H.G. dyshohen gjithashtu se pa autorizim kanë zbuluar informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.
Prokuroria thekson se vendndodhja e rezervave shtetërore konsiderohet informacion sekret, por sipas akuzës, të pandehurit ia kanë dhënë këto të dhëna R.M., i cili më pas ka ndërmjetësuar dhe rekomanduar operatorët ekonomikë për përdorimin e rezervave.
Hajdari deklaroi të martën se ishte njoftuar për aktakuzën nga avokati i saj dhe se do të japë një deklaratë më të detajuar pas pranimit të dokumentit të plotë. Ajo theksoi gjithashtu se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë periudhës së vështirë të shkurtit dhe marsit 2022.
Ministrja ka qenë disa herë e pyetur nga Prokuroria Speciale si e dyshuar, por ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjithashtu është thirrur si dëshmitar, por deri tani ka kërkuar të japë dëshminë në zyrën e tij.
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut Politikani me rrënje shqiptare nga Kosova, Ibrahim Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Këshillin e... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët që jetojnë jashtë vendit kthehen në Zvicër qê të kryejnë shërbimin ushtarak vullnetar Rreth 13,000 djem të rinj filluan të hënën trajnimin themelor ushtarak në Zvicër. Mes tyre janë... -
Leja e baballarëve në Zvicër: midis sukseseve dhe sfidave pesë vite pas zbatimit të saj -
Resortet në Crans-Montana përballen me anulime masive pas tragjedisë -
Rastet e gripit në Zvicër po bien, a ka kaluar kulmi? -
Udhëtimi në Zvicër ndryshon sipas vendit: Sa i shpejtë është transporti publik në rajone të ndryshme?












