Lajme
Kosovë, nis viti shkollor
Për herë të parë sivjet aplikohet si pilot projekte Kurrikula e Re e Arsimit Parauniversitar në 10 shkolla në nivel të Kosovës. Sivjet mësimin e kanë nisur 29 mijë fatosa
Pas pushimit të verës, 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës kosovarë ia kanë nisur të hënën procesin mësimor, vitit të ri akademik 2013-2014. Për herë të parë në bankat shkollor, ndërkaq janë ulur edhe 29 mijë fatosa.
Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ndërsa për herë të parë sivjet aplikohet si pilot projekte Kurrikula e Re e Arsimit Parauniversitar në 10 shkolla në nivel të Kosovës.
Ndërsa, edhe këtë vit, sistemi i arsimit do të ballafaqohet me probleme të ndryshme, siç është cilësia, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave etj.
Megjithatë zyrtarët e Ministrisë së Arsimit thonë se gjatë këtij viti shkollor do të përurohen shkolla të reja si dhe do të fillohet me Kurrikulës së re.
“Ne shpresojmë që këtë vit shkollor tetë shkolla të reja të përurohen dhe të tjerat do të jenë të gatshme në aspektin teknik dhe higjienik. Gjatë vitit shkollor pritet që edhe 20 objekte të reja të përfundojnë që janë në ndërtim e sipër”, tha Ragip Gjoshi nga Ministra e Arsimit.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Ministrisë së Arsimit, ministri Ramë Buja ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
”Uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm”, thuhet në urimin e ministrit Buja, citon RTK.
Në anën tjetër ekspertët e arsimit nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit parauniversitar.
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se cilësia e arsimit në sektorin parauniversitar lë shumë për të dëshiruar. Për të ngritur cilësinë, sipas tij, duhet të përmirësohet menaxhimi i shkollave dhe mësimdhënia, sepse nga ta varet se çfarë cilësie ofrohet në shkolla.
“Mendoj se me profesionalizim të pozicionit të drejtorit të shkollës brenda institucionit arsimor, do të ndikohet dukshëm edhe në përmirësimin e cilësisë, sepse drejtorët atëherë do t’i përgjigjen komunitetit për cilësinë e punës në shkollë dhe jo siç ndodh deri më tani, kryetarit të komunës që nuk ka të bëjë asgjë me arsimin”, thekson Pupovci.
Ndryshe, viti akademik 2013-2014 sot ka filluar edhe në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Edhe në këto dy qendra janë bërë parapërgatitje e duhura për fillimin e mësimit shkollor me 2 shtator.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












