Lajme
Kosovë: Një i vdekur e 80 raste pozitive me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 80 raste pozitive me COVID-19 dhe 1 person ka vdekur, ndërsa 55 pacientë janë shëruar.
Kryeministri i Kosovës në konferencën për media, ku mori pjesë edhe Armend Zemaj, Naser Ramadani, e të tjerë, folën për situatën me pandeminë.
Hoti kërkoi përgjegjësi nga institucionet.
“Rastet po shtohen, po vjen nga gastronomia. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Institucionet duhet të marrin masa”, tha Hoti në konferencën për media.
Hoti tha se nga Policia e Kosovës ka raste të shumta që evidentohen rastet.
“Zakonisht nëpër barnatore e furra”, tha Hoti.
Sipas Hotit, në rast se nuk përmirësohet gjendja, do të duhet të rikthehet “shtrëngimi i masave”.
“Duhet të shkojmë gjithçka që të mos marrim masa të tilla”, tha Hoti.
Hoti shtoi se do të bëhen grupe punues të Inspektoratit sanitar e të tregut.
75 punëtorë shtesë të Inspektoratit janë në terren, tha Hoti, duke përmendur edhe shtim numri të policisë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke vlerësuar situatën me pandeminë, tha se Kosova duhet ta mbajë disiplinën e deritashme.
“Nuk duhet lejuar të kalojmë në situatë tjetër”, tha Zemaj.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë












