Lajme
Kosovë, një person vdes nga “Gripi i Derrave”
Sipas mjekëve në infektivë, viktima ishte sjellë në QKUK me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkërive
Një grua 57 vjeçare ka vdekur të martën në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë nga virusi H1N1 apo siç njihet në popull si “Gripi i Derrit”.
Viktima është G.R nga fshati Brod i Dragashit, e cila ishte sjellë në klinikë disa ditë më parë.
Sipas mjekëve në infektivë, viktima ishte sjellë në QKUK me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkërive.
Aktualisht në të gjithë vendin janë të prekur 20 persona nga gripi i derrave nga i gjithë territori i Kosovës, ndërkaq shumica e të prekurve nga ky virus janë rreth 40 vjeç.
Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj ka thënë se Klinika e Infektives është e pajisur mirë me “Tamiflu”, ilaç ky që përdoret për parandalimin e virusit H1N1.
Nga data 27 shkurt 2014, deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 30 mostra kanë rezultuar pozitive, prej tyre 20 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A.
Në Klinikën Infektive momentalisht janë të shtrirë 11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu. Po ashtu, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave për 8 pacientë që aktualisht janë të shtrirë dhe dyshohet se janë prekur me këtë sëmundje.
Ndryshe, Gripi i Derrit nuk dallon shumë nga ai sezonal, edhe pse pasojat e tij janë dukshëm më të rënda.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












