Lajme
Kosovë: Numërohen 40 për qind si të papunë
Përveq Kosovës edhe vendet tjera të rajonit nuk janë më mirë me papunësinë
Në Kosovë shifrat janë më alarmante, pasi sipas institucioneve përgjegjëse qeveritare bëhet e ditur se në vend numërohen mbi 40 për qind të papunë.
Ndërsa sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës rezultojnë mbi 45 për qind.
Kurse, Maqedonia radhitet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës për shkallën e lartë të papunësisë, raporton INA.
Në Bosnjë – Hercegovinë gjithashtu shënohen shifra të larta të papunësisë.
Agjencia për Punë dhe punësim në Sarajevë ka raportuar rritje të papunësisë për rreth 1 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, papunësia është në nivelin e 43 përqindëshit në Bosnje – Hercegovinë.
Pas Maqedonisë për nga shkalla më e ulët e papunësisë vjen Serbia me 22 për qind. Edhe në këtë vend është regjistruar shkalla e rritjes së papunësisë.
Serbinë e pasojnë Greqia me shifrat e fundit prej 16,6 për qind, mandej Kroacia me 16, 7 për qind.
Në Greqi regjistrohen shifra në rritje për papunësinë, për shkak se vendi është përfshirë nga kriza ekonomike dhe ndodhet një hap larg falimentimit.
Shqipëria vijon të mbajë shifra të ulëta të papunësisë dhe është një nga vendet me lëvizje pozitive në disfavor të papunësisë.
Nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave dhe raporteve qeveritare, shkalla e papunësisë në Shqipëri është regjistruar në shifrën 13,4 për qind.
Mali i Zi rezulton me numër të ulët të të papunëve, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të banorëve që ka ky vend. Sipas Entit të Statistikave në Podgoricë, numri i të papunëve është 11 për qind, me rritje të vogël në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas këtij enti, në listën e personave të papunë janë të regjistruar rreth 30 mijë banorë të këtij vendi të vogël.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












