Kosova
Kosovë: Paralajmërohet padëgjueshmëri ndaj masave të vëna nga Qeveria
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, nëpërmjet një letre drejtuar Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar garanci nga kryeministri Albin Kurti se masat që do të hyjnë në fuqi më 7 prill dhe që pritet të zgjasin deri më 18 prill do të lehtësohen pas kësaj periudhe.
Kjo odë ka kërkuar takim me përfaqësues institucionesh për të kuptuar si është menduar kompensimi i humbjeve. Nëse këto kërkesa s’do të përmbushen, OHTK-ja ka paralajmëruar “padëgjueshmëri totale”.
Të hënën Qeveria mori masat e reja në luftën kundër koronavirusit. Ndër pikat më të përfolura ishte mbyllja e gastronomisë.
“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës nisur nga fakti se sektorët që ajo përfaqëson janë më të goditurit në të gjitha aspektet nga virusi, nuk e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat e marra me qëllim të frenimit të pandemisë Covid-19 që ka goditur tërë botën, dhe veçanërisht e kundërshton vendimin e njëanshëm. OHT kërkon garanci nga Qeverisa që pas datës 18 prill do të lehtësohen këto masa dhe do lejohet të punojë të gjithë sektorët e ekonomisë. Ne si OHT vlerësojmë se këto dhe masat e tjera të marra nga Qeveria po e godasin ekonominë e vendit tonë dhe po bëjnë që të largohen të gjithë turistët e madje edhe vetë qytetarët e Kosovës për pushime drejt vendeve të rajonit”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.
“OHT ju paralajmëron se nëse nuk merren parasysh kërkesat tona jemi të detyruar edhe përkundër dëshirës sonë të marrim hapa, madje edhe ata më të rëndët, siç janë mbajtja e protestave dhe demonstratave pa marrë leje dhe pa paralajmëruar fare, e më e rënda të shkojmë deri në padëgjueshmëri totale”, përfundon letra e OHTK-së drejtuar Qeverisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse Që nga 1 janari, tani është e mundur të blini energjinë elektrike direkt nga fqinjët tuaj... -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden












