Lajme
Kosovë: A vlejnë masat anti-Covid, pas rënies së Qeverisë?
Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e Ekzekutivit më 3 qershor.
Pas këtij vendimi unanim të gjykatësve të Kushtetueses, u ngrit dilema se a duhet të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, meqenëse ato i ka marrë një qeveri e zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese. Por kjo gjykatë në vendimin për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka konstatuar se aktgjykimi i saj nuk ka efekt në vendimet e marra nga Qeveria tashmë në detyrë, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
“Ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në konstatimin e pestë të aktgjykimit.
Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.
Sipas këtij aktgjykimi, Arifi nuk do të duhej të certifikohej fare për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2019.
“Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.
Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar më së shumti këtij vendimi që u dha të drejtë pretendimeve të paraqitura nga ky subjekt politik në Kushtetuese në korrik. Partia Demokratike e Kosovës po ashtu u shpreh se e mirëpret këtë aktgjykim. Përafërsisht njësoj u shpreh edhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ndërsa partitë e koicionit qeverisës s’janë deklaruar ende.
Sot, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë









