Kosova
Kosovë: Për dy javë, tre të vdekur, mbi 600 të infektuar me COVID
Tre persona kanë vdekur dhe 661 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVD-19 në dy javët e fundit.
Sipas IKSHPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç, me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç, me 116 raste.
“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm. Rekomandohet ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve”.
Tutje IKSHPK bën thirrje të respektohen masat mbrojtëse.
“Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.
IKSHPK-ja rekomandoi po ashtu që rastet që rezultojnë me COVID-19 të izolohen për pesë ditë, kurse kthimi në aktivitetet të punës të bëhet sipas rekomandimit të mjekut.
“Të vaksinohet dhe rivaksinohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jongjitëse, personat mbi 65 vjeç”, tha tutje IKSHPK.
Po ashtu, rekomandim tjetër i IKSHPK-së është që personat me shenja të COVID-19 të testohen, ndërsa rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në SHSKUK të analizohen nga ana e mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











