Kosova
Kosovë, për një javë 78 të vdekur nga Covid-19
Në javen e parë të muajit Gusht është javë e zezë sa i përket numrit të fataliteteve nga virusi COVID-19. Vetëm nga e hëna deri sot kanë vdekur 78 persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave, më datë 2 gusht të këtij muaji kanë qenë 249 persona të vdekur, kurse për një javë numri është rritur në 327 deri sot.
Ndërkohë të hënën janë shënuar 7 vdekje nga COVID-19, pasuar nga e marta ku numri i rrit me 13 vdekje brenda 24 orëve, ky trend i rritjes vazhdoi edhe të mërkurën me 15 vdekje. Të enjten numri i vdekjeve shkoi në 16 persona, kurse të premten pati një ulje ku u regjistruan 3 vdekje brenda 24 orëve. Të shtunën u rrit prapë numri në 12 vdekje brenda ditës, pasuar nga dita e sotme me 12 raste të reja. Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë është 327 deri sot.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













