Kosova
Kosovë: Përkeqësohet situata, klinika infektive nuk ka më shtretër të lirë
Rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë, po ndikon edhe në mbingarkesën e spitaleve.
Në Klinikën Infektive në Prishtinë, më 19 gusht, nuk ka pasur asnjë shtrat të lirë, transmeton Albinfo.ch.
Infektologu Izet Sadiku, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se nga 110 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive, rreth 90 për qind e tyre janë me oksigjeno-terapi dhe shumica janë të pavaksinuar.
“Edhe pse është një kohë e shkurtër që ka filluar kjo vala e fundit, por përshtypjet tona janë që për këtë kohë të shkurtër, format klinike janë më të rënda sesa që kanë qenë në faza tjera. Prandaj për këtë po ju bëjmë apel njerëzve t’i respektojnë masat, të mbajnë distancë, të mos grumbullohen pa nevojë. Dhe njëkohësit të iu krijohen mundësitë që të vaksinohen sa më shumë për arsye se vaksina është mjeti kryesor për parandalimin e sëmundjes”, tha Sadiku.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, nga nesër në Kosovë hyjnë në fuqi masa te reja kufizuese.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










