Lajme
Kosovë, pleq e të rinj në internet
76.6 për qind e kosovarëve, mbi moshën 10 vjeçare, janë të lidhur ngushtë me internetin, prej të cilëve 50.3 për qind janë meshkuj ndërsa 49.7 për qind janë femra
Më shumë se se dy të tretat e qytetarëve të Kosovës e shfrytëzojnë intensivisht internetin, duke e ngritur Kosovën në nivelin më të lartë të shfrytëzimit të komunikimit digjital. Këto të dhëna kanë dalë nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK).
Sipas kësaj shoqate, janë 76.6 për qind e kosovarëve, mbi moshën 10 vjeçare, janë të lidhur ngushtë me internetin, prej të cilëve 50.3 për qind janë meshkuj ndërsa 49.7 për qind janë femra
Këto statistika dolën gjatë prezantimit të një raporti rreth përdorimit të internetit me temë, “Kosova në përputhje me standardet globale për depërtimin dhe përdorimin e internetit”. Po ashtu sipas këtyre të dhënave, nuk vërehet një ndarje sa i përket përdorimit të internetit edhe në vendet rurale dhe urbane.
Petrit Selimi është zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ai tha se ky raport tregon për një numër të madh përdoruesish interneti në Kosovë duke mos pasur ndarje në mes të punësuarve dhe të papunësuarve.
“Raporti flet se Kosova jo vetëm që është në nivel të përdorimit të internetit në Ballkan, por është edhe më lartë se shtetet fqinje, ku kemi një popullatë e cila është e gatshme t’i adopton mënyrat më të reja te komunikimit digjital”, tha ai, citon KL.
Sipas tij, edhe të papunët e përdorin internetin, i cili është një mënyrë e shkëmbimit të informatave dhe gjetjes së punës më shpejt.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se në raport me rajonin Kosova ka një numër shumë më të madh përdoruesish interneti, dhe se kjo tregon për një zhvillim shumë të madh në këtë aspekt.
“Ky studim tregon për një depërtim të lartë të internetit në Kosovë, ku 84% janë shtëpiak që do të thotë se populli kosovarë ka pasur një progres të madh gjatë kësaj periudhe kohore”, ka thënë ai.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, tha se depërtimi i internetit në Kosovë është shumë i madh në krahasim me vendet e rajonit.
“Çështja kryesore është se depërtimi i internetit në Kosovë është shumë i madh krahasuar me vendet e tjera, dhe mendoj se do të ishte mirë që në të ardhmen njerëzit të kenë qasje edhe në shërbimet publike përmes internetit”, theksoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune









