Lajme
Kosovë, policia bastisë shtëpitë e “rastit Kumanova”
Derisa aksioni po vazhdon, zyrtarë të policisë konfirmojnë bastisjes dhe tregojnë se kanë marrë fotografi dhe kanë grumbulluar dëshmi të tjera për shkaqet e përfshirjes në konflikt
Policia e Kosovës pafilluar një aksion për bastisjen e shtëpive të të gjithë kosovarëve të cilët u përfshinë në rastin e Kumanovës. Derisa aksioni është duke vazhduar, zyrtarë të policisë konfirmojnë bastisjes dhe tregojnë se kanë marrë fotografi dhe kanë grumbulluar dëshmi tjera për shkaqet e përfshirjes së këtyre personave në konflikt.
Po ashtu, edhe familjarë të këtyre personave kanë treguar për Express se kanë nënshkruar proces verbalet e policisë ku janë marrë dëshmitë e tyre.
Derisa në fillim ishte e paqartë se kush janë pjesëmarrësit në aksionet ekstremiste në Maqedoni, pas përleshjes së armatosur në Kumanovë u zbulua se një numër i madh i grupit të armatosur janë nga Kosova. Për tre po jepen dëshmi se janë vrarë dhe për shumë të tjerë të arrestuar.
Ajo çka ka mbetur e paqartë, është arsyeja se pse këta persona u përleshën me policinë maqedonase në një lagje të banuar me shqiptarë në Kumanovë, ku për pasojë 22 persona u vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











