Kosova
Kosovë: Presidenti i Këshillit Evropian takohet me Presidenten Osmani
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë.
Pas takimit pritet edhe konferencë për media.
Po ashtu, ai pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan albinfo.ch.
Vizita e Costas në Prishtinë vjen një ditë pas qëndrimit të tij në Beograd, ku ai theksoi se “procesi i integrimit evropian është në duart e Serbisë”. Ai i bëri thirrje Beogradit që “nuk mund të festojë lirinë, pa e dënuar pushtimin e një shteti tjetër”, deklaratë kjo që erdhi pas vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përvjetorit të fitores së Rusisë ndaj nazizmit.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit të trafikut për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve të larta sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e policisë, ku kërkohet mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











