Kosova
Kosovë, pritet vendosja e çmimeve tavan për produktet bazike
Bëhet e ditur se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara gjatë të hënës, përcjell albinfo.ch.
Projektligji për masat e përkohshme të produkteve bazike është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar.
Gjatë shqyrtimit deputetët nga opozita kanë shprehur kritika ndaj Projektligjit, duke e kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka theksuar se ky projektligj është hartuar për shkak të rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë, duke shtuar se do të aplikohet në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë, si dhe ankesave të shumta të qytetarëve për rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria ka hartuar ligjin, i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, ka thënë Hajdari.
Lëndët e drurit për djegie, buka dhe vaji ushqimor janë disa nga produktet që pritet të vendoset çmimi tavan. Përveç këtyre produkteve, në këtë listë do të përfshihen drithërat, mielli i grurit, orizi, pastat, qumështi, kripa e kuzhinës, sheqeri kristalor, vezët e pulës, mishi i pulës dhe produktet higjienike.
Po ashtu, në këtë listë do të përfshihen edhe produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë, të përcaktuara me vendim të Qeverisë së Kosovës.
Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












