Lajme
Kosovë: Qeveria merr masa të reja, kufizon lëvizjen për disa komuna
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes me krerët e shëndetësisë në vend, ka prezantuar sot masat e reja administrative që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.
Ai ka thënë se në mbledhjen e qeverisë sonte do të vendoset për kufizimin e lëvizjes për 5 komunat më të prekura.
“Në qytetet ku ka numër të madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do të kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton albinfo.ch.
Po ashtu do të reduktohen punëtorët e institucioneve dhe do të punohet vetëm me staf esencial.
“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.
Po ashtu, reduktim do të ketë edhe për shërbimet joesenciale.
“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë joesecenciale që presin”, ka thënë Hoti.
Hoti gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave që të krijojnë shtabet.
Ndërsa, nga sot të gjitha lokalet e gastronomisë do të mbyllen nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.
“Sa u përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.
“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














