Kosova
Kosovë: Raportohet për kërcënim me email ndaj presidentes Osmani
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një email kërcënues, i cili ishte drejtuar presidentes Vjosa Osmani. Lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Emaili është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmban gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.
Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetim të mëtutjeshëm.
“Kërcënimi i fundit me jetë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është vetëm një në vargun e gjatë të kërcënimeve të vazhdueshme që ajo ka marrë ndër vite”. Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, i cili ka ngritur shqetësimin për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë ndaj këtyre rasteve.
Sipas Kupinës, përkundër dhjetëra kërcënimeve, shumica prej tyre me jetë, autorët nuk janë përballur me drejtësinë. Madje, ai thekson se në shumë raste kërcënimet janë bërë publikisht, me emër e mbiemër, nga profile të identifikueshme në rrjete sociale, madje edhe në emisione televizive.
“Ky është rasti i vetëm në historikun institucional, siç na është thënë nga vetë institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, ka thënë Kupina.
Ai ka theksuar se mosveprimi i organeve të drejtësisë ka krijuar një klimë të rrezikshme, ku kërcënimet jo vetëm që nuk ndalen, por inkurajohen. Sipas tij, kjo situatë po nxit një model të rrezikshëm të dhunës verbale, thirrjeve për eliminim fizik dhe përçmimit të rendit kushtetues.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër Këshilli Kombëtar dëshiron të detyrojë platformat e huaja si Amazon, Zalando ose Temu të emërojnë një... -
Debati mbi hapësirën e pakët të jetesës: Pse të moshuarit qëndrojnë në shtëpi njëfamiljare -
Bankat zvicerane goditen me padi me tre shifra milionëshe -
Rritje e trafikut ajror në Cyrih: më shumë fluturime në prill 2026 -
Ndërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50%












