Lajme
Kosovë, rreth 900 familje pa shtëpi
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se janë 800 deri 900 familje që nuk kanë strehim adekuat. Qeveria, sipas tij, po bënë pale për t’u bërë zgjidhje atyre
Në Kosovë jetojnë rreth 900 familje që nuk kanë strehim adekuat, prandaj Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që këtyre familjeve t’u siguroj strehim. Para se t’u bëhet një zgjidhje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë është duke verifikuar secilin rast veç e veç.
Arban Abrashi është ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ai tha se janë duke punuar në një raport, i cili fillimisht do të identifikojë familjet të cilat nuk kanë strehim adekuat dhe me pas të gjinden mundësitë për ndërtimin e shtëpive.
“Kemi filluar një studim të fizibilitetit apo raport për numrin e familjeve në tërë territorin e Kosovës që nuk kanë strehim adekuat dhe më pas të shikojmë cilat janë mundësitë që t’i përkrahim ato. Të dhënat e para tregojnë se janë 800 deri 900 familje që nuk kanë strehim adekuat për rrethana të ndryshme”, ka theksuar Abrashi.
Ministri ka bërë të ditur se janë duke bërë disa para përllogaritje se sa mund të kushtojë ky projekt gjithëpërfshirës për strehimin e këtyre familjeve, raporton REL.
Gjetja e fondeve për ndërtimin e shtëpive apo banesave kolektive për këto familje ende nuk është finalizuar, por që sipas Abrashit ekzistojnë disa opsione.
“Pasi të kryhet ky raport i fizibilitetit ne do të fillojmë gjetjen e fondeve. Një formë e sigurimit të këtyre fondeve është loboimi për mjete financiare brenda buxhetit aktual të vendit, forma e dytë është të shikojmë mundësinë e fondeve nga donatorët dhe mundësia e tretë është përmes një kredi të butë që mund ta marrim përmes këtij projekti që ka të bëjmë ndërtimin e këtyre shtëpive apo banesave kolektive”, ka theksuar ai.
Qytetarët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë ndihmohen edhe nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Antigona Sopjani nga kjo organizatë humanitare thotë se janë rreth 17 mijë familje të cilat përkrahen kokë pas kohë. Ajo tregon se gjendja më e rëndë sociale është tek familjet të cilat nuk kanë strehim, ku siç tregon ajo, ka familje të cilat jetojnë ende në tenda.
“Këto familje kanë nevojë qysh prej të gjitha gjërat duke filluar nga ato elementare për jetë, ushqim dhe veshmbathje për fëmijët. Por, rastet më të rënda janë ato që nuk kanë strehim të vetin dhe jetojnë në ambient të hapur, ka raste që jetojnë edhe në tenda të improvizuara”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, Kosova përgjatë viteve të fundit është ballafaqua me probleme të mëdha sociale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në listën e asistencës sociale në muajin janar të këtij viti kanë qenë mbi 27 mijë familje. Asistenca fillon nga 40 deri në 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool












