Kosova
Kosovë: Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët hezitojnë
Rreth 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri më tani në javën e katërt të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët.
“Kemi kaluar shifrën prej 800,000 mijë edhe synojmë që edhe me ditën e sotme t’i afrohemi 900,000 qytetarëve të regjistruar. Nëse vazhdon ky trend, do të jemi në kohë. Edhe disa ditë do t’i kemi të lira nëse ndonjë familje ka mbetur për arsye të ndryshme pa u regjistruar”, ka thënë Kastrati.
Ai shton se për formularët e regjistrimit të dëmeve të luftës, duke thënë se ato do t’u shërbejnë institucioneve dokumentuese në të ardhmen.
“Edhe ky formular duket se është i kompletuar. Do të jenë disa të dhëna burimore që do t’i ndihmojnë institucioneve sepse ato i kanë të dhënat administrative, të dhëna këto jo të vërtetuara, sepse më parë s’janë kërkuar me ndonjë dokument”, ka thënë kryesuesi i ASK-së për RTK-në.
Sa i përket regjistrimit të komunitet serb në veri, ai ka thënë se ka një hezitim nga ana e tyre, teksa ka bërë të ditur se të dhënat me të detajuara do t’i shpalosin nesër./Klan Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











