Kosova
Kosovë: Sa shpenzojnë qytetarët për festa?
Të gjeturat e Institutit për hulumtime UBO Consulting në Kosovë kanë njxerrë një hulumtim, sipas të cilit shpenzimet për festat e fundvitit në Kosovë sillen rreth 19.5 milionë euro.
“Krahasuar me vitin e kaluar, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e këtij fundviti është rritur për 4 pikë përqindjeje, nga 64% në vitin 2021, në 68% në 2022. Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14% në vitin 2021, në 20% në 2022”, thuhet mes tjerash në raport, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në të gjeturat e hulimtimit, inflacioni nuk ka ndikuar në shpenzime.
“Mesatarisht, familjet kosovare kanë deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-ës, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit se sa në fundvitin e 2020-ës”, thuhet në raport.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













