Kosova
Kosovë: Shfuqizohet ndalesa e importit të kafshëve të gjalla nga Hungaria, përjashtimisht disa zonave
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka nxjerrë vendim për heqjen e ndalesës se importit të kafshëve të gjalla dy thundrake (gjedhe, dele, dhi dhe derra) dhe produkteve të tyre, me origjinë nga shteti i Hungarisë, ndërsa masa e kufizimit të importit vazhdohet vetëm për zonat administrative Kisbajecs, Gyor-Moson-Sopron të Hungarisë.
“Në përputhje me Ligjin e Veterinarisë, njoftimet nga organizatat evropiane të shëndetit të kafshëve mbi situatën epidemiologjike të sëmundjes Afta Eizotike, në mos lajmërimeve të rasteve në harkun kohorë të përcaktuar me ligj. Ky nryshim i masës kufizuese të importit për Hungarinë, është veprim në linjë me vendimet e shteteve tjera”, thuhet në njoftimin e AUV-së, transmeton albinfo.ch.
“Kosova e kaloi situatën me sukses, duke mos regjistruar asnjë rast të dyshuar për prezencë të sëmundjes Afta Epizootike ne vend. Jemi të përkushtuar me angazhim të plotë, ti dalim në ballë secilës situatë për të ruajtur shëndetin veterinar në vend. Duke mbrojtur ekonomit e fermerëve dhe ekonominë shtetërore. Falë masave të vendosura, mbikëqyrjes se zbatimit në përpikëri nga organet shtetërore qe punojnë në kufij MIK. Sot po ndodh lehtësimi i kufizimit për qarkullim të mallrave mes dy vendeve. Gjithmonë duke respektuar protokollet veterinare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Pas themelimit të saj në fillim të muajit qershor, Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka... -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit
Jeta në Zvicër
-
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Pas themelimit të saj në fillim të muajit qershor, Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka... -
Marrëveshja SHBA-Iran: Anulohet ceremonia e nënshkrimit që u planifikua në Zvicër -
Banka qendrore zvicerane mban normat e interesit ndërsa vë në dukje rrezikun ndaj valutës -
Konsumi i energjisë në Zvicër u rrit pak në vitin 2025 -
Ankesë ligjore pas dështimit të iniciativës zvicerane për sigurinë ushqimore













