Kosova
Kosovë: Shmangia nga tatimet, i kushton buxhetit 700 milionë euro në vit
Të dhënat e përpiluara nga zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë treguar se shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës qindra miliona euro në vit.
Mbi 30 për qind e bruto prodhimit të brendshëm është ekonomi joformale, teksa përkthyer në shifra nga ish-ministri i Ekonomisë i Kosovës, Haki Shatri, kjo nënkupton mbi tre miliardë euro.
Me Ligjin për ndarjet buxhetore këtë vit, bruto prodhimi i brendshëm parashihet të jetë rreth 10.6 miliardë euro.
Sipas tij, shmangia nga tatimet vërehet kudo, duke u nisur nga mospagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit në pagë e deri te shitja e produkteve pa kuponë fiskalë, shkruan REL.
Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha, që e tejkalojnë vlerën 25%, ai ka thënë se buxhetit të sivjetmë prej 3.3 miliardë eurosh do t’i shtoheshin edhe mbi 700 milionë, teksa tha se të ardhurat shtesë do të siguronin paga më të larta, investime në projekte kapitale, në sektorin e energjisë, por edhe në transfere sociale.
“Do të mund të ndërtoheshin apo të digjitalizoheshin shkollat, të investohej në spitale… Pra, do të përmirësohej mirëqenia e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tani udhëheqës i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, ka thënë se përveç ndikimit në të hyrat buxhetore, shmangia nga tatimet krijon edhe konkurrencë të padrejtë në treg, teksa shtoi se bizneset që i shmangin tatimet, përfitojnë padrejtësisht kundrejt atyre që e respektojnë ligjin.
Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë janë të regjistruara mbi 236 mijë biznese, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktive. Të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë se numri i bizneseve të fiskalizuara është mbi 44 mijë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











