Lajme
Kosovë-Shqipëri, memorandum mes KQZ-ve
Dy drejtueset e KQZ-ve në Shqipëri dhe Kosovë, Valdete Daka dhe Lefterije Luzi-Lleshi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për ngritjen e standardeve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe KQZ i Shqipërisë, nënshkruan të hënën një Memorandum Bashkëpunimi, i cili parashikon ngritjen e standardeve zgjedhore në të dyja vendet. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka dhe homologia e saj shqiptare, Lefterije Luzi-Lleshi.
Pas kësaj ceremonie, Daka tha se ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, si dhe është në funksion të rritjes së eficencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjitha aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
“Do të angazhohemi bashkërisht për bashkëpunim të ndërsjellët institucional, në organizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët në shërbim të shkëmbimit të eksperiencave zgjedhore”, tha Daka, sipas të cilës, bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ndërmjet dy KQZ-ve nuk ka munguar as në të kaluarën.
Ajo kujtoi Zgjedhjet e fundit Lokale në Kosovë dhe mbështetjen në logjistikë, për çfarë shprehu falënderim në emër të KQZ-së.
Edhe kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi-Lleshi u shpreh e kënaqur me këtët memorandum.
“Duke marrë parasysh lidhjet tradicionale historike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në çdo fushë, jemi të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së përformancës administrative zgjedhore të dy institucioneve”, tha ajo.
Ndryshe, ideja e një Memorandumi të tillë për Bashkëpunim ndërmjet dy KQZ-ve, siç u tha, ka pasur një takimi të përbashkët të zhvilluar në Prishtinë në dhjetorin e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











