Lajme
Kosovë-Shqipëri, treg i përbashkët turistik
Kosova dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për turizmin, e cila krijon një treg të përbashkët turistik
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë kanë nënshkruar të enjten në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Kjo marrëveshje parashikon që të dy vendet, Prishtina dhe Tirana të promovojnë turizmin e përbashkët malor dhe atë bregdetar.
Marrëveshja e cila shpreh vullnetin e përbashkët të dy qeverive realizuar në takimin e Prizrenit më 11 janar, u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Berndar Nikaj dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni.
Të dy palët vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet.
Për përfaqësuesin e Kosovës, Bernard Nikaj, kjo marrëveshje i hap rrugën vizitave të përbashkëta në destinacione turistike të të dyja shteteve.
“Me këtë marrëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale e bashkëpunimit, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”, deklaroi Nikaj.
Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë, Eglantina Gjermeni tha se synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë.
“Ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të dy vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarde më të mira”, u shpreh ajo.
Palët ranë dakord të punojnë bashkërisht për rritur numrin e turistëve mes dy vendeve, duke siguruar praktika të thjeshta ndërkufitare përgjatë gjatë vitit, si dhe lëvizjen e vizitorëve nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës










