Lajme
Kosovë, shqyrtohet oferta e Wesley Clarkut për naftën
Ish gjenerali Clark, si përfaqësues i kompanisë “Envidity” kishte shprehur gatishmëri për të investuar në Kosovë rreth një miliard dollarë për prodhimin e naftës sintetike
Ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark disa vite më parë, si përfaqësues i kompanisë “Envidity” kishte shprehur gatishmëri për të investuar në Kosovë rreth një miliard dollarë për prodhimin e naftës sintetike. Mirëpo kjo çështje ishte zvarritur për vite të tëre nga institucionet e Kosovës, dhe tani janë duke shqyrtuar këtë projekt.
Si rëndomtë që çështjen e investimeve shkojnë zvarrë, edhe kësaj here Qeverisë së Kosovës i janë dashur tri vite për ta gjetur rrugën për trajtimin e tri kërkesave të investitorëve privatë, që duan të shfrytëzojnë rezervat e qymyrit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Për më shumë se dy vite, tre investitorë nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e Kosovës, edhe pse kishin dorëzuar interesin e tyre për të investuar në projektet që për bazë kanë shfrytëzimin e qymyrit të Kosovës.
Kompania e gjeneralit Wesley Clark, “Envidety”, ka kërkuar licenca në tri lokacione në Kosovë për të prodhuar naftë përmes gazifikimit nëntokësor të qymyrit. Projekti si i tillë është një inovacion, pasi aktualisht nuk ka një projekt të tillë që është finalizuar nga kjo kompani.
Kompania tjetër, “EmberClear” kishte kërkuar licencë për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prej 330 megavateve në Istog. Kurse, së fundmi, kompania greke, “Titan”, ka kërkuar licencë për shfrytëzimin e qymyrit, të cilin synonte ta përpunonte për t’ia rritur kaloritë dhe i cili do të përdorej për djegie nga kompanitë e mëdha, duke e përfshirë edhe fabrikën e çimentos “Sharrcemi”, që është pronë e saj.
Muharrem Shaini është zëdhënës i Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se kërkesat e këtyre investitorëve do të shqyrtohen në bazë të Ligjit për minierat dhe mineraret dhe Ligjit për partneritet publiko-privat. Sipas Shainit, tashmë në ministri ka nisur trajtimi fillestar i këtyre kërkesave.
“Javëve në vijim Komiteti i partneritetit Publiko-Privat do të angazhojë ekspertë të cilët do të jenë pjesë përbërëse e ekipit shqyrtues të projekteve”, ka thënë Shahini.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











