Lajme
Kosovë, shtohet numri i aksidenteve
Vetëm gjatë muajit janar, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 1293 aksidente, prej tyre katër aksidente fatale ku gjashtë persona kanë humbur jetën
Më shumë se 1290 aksidente, kanë ndodhur në Kosovë vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, duke shënuar rritje të aksidenteve në krahasim me vitin e kaluar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, katër aksidente kanë qenë fatale ku kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 321 aksidente kanë përfunduar me lëndime.
Sipas Policisë, 689 persona kanë pësuar lëndime gjatë aksidenteve. Ndërsa, aksidente të lehta janë shënuar 895, kurse 73 aksidente janë “godit dhe ik”.
Sipas të dhënave policore rajoni që prinë për numrin e aksidenteve rrugore është Prishtina, me 613 aksidente, Peja me 132 aksidente, Mitrovica e Jugut me 109 aksidente, Prizreni me 107, Ferizaj me 103 aksidente, Gjilani me 92, Gjakova me 82 dhe Mitrovica e Veriut me vetëm 12 aksidente.
Ndërkaq, në autostradat e Kosovës kanë janë regjistruar 43 aksidente, transmeton TG.
“Numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit të parë të vitit 2015, ka shënuar ngritje, për 57 aksidente më tepër, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për dallim nga janari i vitit 2015, ku janë regjistruar 1293 aksidente, në janarin e 2014-së janë regjistruar 1236 aksidente rrugore”, thuhet në raport.
Ndonëse numri i aksidenteve në total ka shënuar rritje në janarin e këtij viti, në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rënie e aksidenteve fatale, për të njëjtën periudhë kohore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











