Lajme
Kosovë, skandal me diploma të falsifikuara
Nga 505 studentët e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, 503 nuk figurojnë në arkiva, të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtij fakulteti
Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur tashmë një hetim për të vërtetuar nëse janë të vërtetat apo të falsifikuara, 503 diploma që janë lëshuar nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë. Mediet raportojnë se këto diploma nuk figurojnë në listat arkivore të këtij fakulteti.
E përditshmja “Zëri” në Prishtinë raporton se, nga 505 studentë të këtij fakulteti, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtij fakulteti. Mirëpo me diplomat që i kanë marrë nga ky institucion arsimor, sot në Kosovë ka persona në institucione të larta të shtetit, profesorë universitarë, menaxherë të lartë të kompanive publike e private, zyrtarë të inteligjencës, etj.
Ky skandal, siç thuhet edhe nëpër mediet tjera lokale, i ka vënë “kurorën” e dështimit sektorit të arsimit në Kosovë.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë më herët ka funksionuar në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ndërsa pak vite më parë është pavarësuar dhe ka marrë emrin Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë. Më herët pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria, Gjykata Komunale e Pejës pati shpallur fajtorë 35 zyrtarë të këtij fakulteti nën dyshimin se janë të përfshirë në lëshimin e diplomave false gjatë viteve 1999-2004.
Sipas kësaj dosje prej 13 faqesh të Prokurorisë, gazeta ka arritur t’i identifikojë disa emra të personave që ushtrojnë funksione të larta në institucione shtetërore, por që janë pajisur me diploma të këtij fakulteti publik, pa qenë ndonjëherë student. Njëri nga ta është edhe drejtori i Postës dhe ish drejtori i Aeroportit, Agron Mustafa.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka thënë se do të kërkojnë inspektim të çështjes, për sa i përket megaskandalit me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.
“Do të kërkojmë inspektim të çështjes dhe do të marrim të gjitha masat që aty të vendoset ligji, rendi dhe rregulli. Kështu që nuk do të ketë asnjë kompromis”, ka thënë Arsim Bajrami, ministër i Arsimit. Ky i fundit tha se nëse vërtetohet dyshimi për diplomat falso, nuk do të ketë tolerime për asnjë zyrtarë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













