Kosova
Kosovë: Të pagjeturit, pjesë thelbësore e historisë
20 vjet pas luftës Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë. Qindra familje ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre, shkruan albinfo.ch.
E më 27 prill, kur shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) do të mbajë një aksion simbolik në Prishtinë për të përkujtuar të pagjeturit.
“Përmes këtij aksioni, do t’ia përkujtojmë edhe një herë Qeverisë përgjegjësinë ligjore dhe morale që ka për të trajtuar me seriozitet këtë çështje, dhe shoqërisë kosovare përgjegjësinë kolektive që ka për të mos harruar. Të pagjeturit janë dhe do të mbeten gjithmonë pjesë thelbësore e historisë tonë kolektive”, kanë njoftuar organizatorët, përcjell albinfo.ch.
Ky aksion simbolik do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, pranë Parlamentit të Kosovës, me fillim nga ora 17:30.
YIHR po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në këtë aksion dhe të ndezin nga një qiri për të pagjeturit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













