Kosova
Kosovë: Temperatura të larta, thirrje për të shmangur ekspozimin në diell gjatë ditës
Kosova do të përballet sot me një ditë kryesisht me diell dhe temperatura të larta verore, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), raporton albinfo.ch.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë, varësisht nga regjioni. Kjo valë nxehtësie shoqërohet edhe me një indeks të lartë të rrezatimit ultraviolet (UV), i cili paraqet rrezik të shtuar për shëndetin.
IHMK këshillon qytetarët që të shmangin ekspozimin direkt në rrezet e diellit nga ora 9:00 deri në 17:00, kohë kur rrezatimi është më intensiv. Personat më të rrezikuar janë të moshuarit, fëmijët dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Instituti apelon për kujdes të shtuar, veshje të lehta dhe përdorim të kremrave mbrojtës, sidomos për ata që qëndrojnë më gjatë jashtë gjatë ditës, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike













